Shërbim transparent dhe opinion i dytë në çdo kohë
Sjell
Shërbim nga kudo ku jeni
Konsulta me mjekun mund të kryhet nga kudo, nga ndërmarrja, shtëpia, udhëtimi, pushimet
Afër
Distanca nuk egziston
Mjeku është vetëm një rrahje zemre larg
Historia e Telemedicinës
Telemedicina moderne filloi me shpikjen e telefonit dhe telegrafit
Shembulli i parë i një transferimi elektronik të të dhënave mjekësore ndodhi në 1948 në Pensilvani, kur imazhet e radiologjisë u dërguan 24 milje në mes të dy fshatrave nëpërmjet linjës telefonike
Disa vjet më vonë, radiologët kanadezë ndërmorën aplikimin e teknologjisë së telemedicinës dhe krijuan një sistem teleradiologjik për përdorim në Montreal dhe zonat përreth tyre
Përhapja e pajisjeve “smart”, që mund të transmetonin video të cilësisë së lartë, krijoi mundësinë e dhënies së kujdesit shëndetësor në distancë për pacientët
Telemedicina në aplikimet e saj
Telemedicina u shërben
Pacientëve që kanë vështirësi të marrin shërbim te mjeku specialist, pasi nuk shkojnë dot për arsye të problematikës që kanë (aftësi të kufizuara)
Individëve që duan më te mirën për kujdesin e shëndetit të tyre duke u konsultuar me mjekët më të mire
Individëve që duan të kenë të organizuar informacionin e tyre shëndetësor në kartelën individuale elektronike
Institucioneve shtetërore, apo private që kanë nevojë permanente për prezencë të mjekut
Moshës së tretë, që sa herë ka shqetësim shëndetësor, mjekun ta ketë në familje, jo të shkojë tek mjeku
Avantazhet dhe përfitimet nga Telemedicina
Tendenca e mjekësisë në Botë është Telemjekësia
Përmirëson cilësinë e kujdesit shëndetësor, akseson parandalimin e sëmundjeve, përcaktimin e diagnozës, trajtimin, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor si dhe ofrimin e mendimit të dytë
Është kujdes cilësor dhe i vazhdueshëm
Siguron më shumë paqe mendore për pacientët dhe familjarët e tyre Ofron sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale
Është mundësi e të qënit në kontakt me mjekë specialistë të kualitetit më të mirë që në situatë normale nuk realizohet
Trendi i Telemedicinës
Telemedicina, Mjekësia cilësore e të sotmes dhe Mjekësia e sigurt e të ardhmes"
CBLS është vazhdimisht në ndjekje të tendencave më aktuale për aplikimin e Telemedicinës, me qëllim implementimin sa më suksesshëm të saj, në gjithë hapësirat ku shërben si zgjidhje
Telemjekësia në aplikimin e saj ka tendencë të një rritje të shpejtë, pasi ka përballë sfidat e kohës
1. Plakjen e popullatës
2. Rritjen e prevalencës së sëmundjeve kronike
3. Rritjen e shpenzimeve, në përputhje me rritjen e kërkesës për standart më të lartë jete
Ne synojmë që për një jetë më cilësore dhe të shëndetshme për këdo, të mundësojmë qe në komunikimin virual të ditëve tona, KOMUNIKIMI ME MJEKUN TË JETË I PARI
Telemedicina dhe Telemjekësia
Telemedicina është pjesë e Telemjekësisë
Dy termat përdoren shpesh në mënyrë të ndërsjelltë Telemedicina i referohet në mënyrë specifike përdorimit të informacionit mjekësor të shkëmbyer me qëllim të përmirësimit të shëndetit të pacientit
Ajo ka të bëjë me përdorimin e komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime klinike pa qënë nevoja që pacienti të shkojë në zyrën ose spitalin ku ndodhet mjeku, për të kryer konsultën mjekësore
Telemjekësia mund të ofrojë një alternativë bindëse ndaj kujdesit konvencional akut, kronik dhe parandalues dhe mund të përmirësojë rezultatet klinike
Duke ofruar monitorimin e pacientit dhe bisedën me pacientë në kohë reale, telemjekësia po revolucionarizon sistemin e kujdesit shëndetësor