CBLS është aktivitet që rreshtohet përkrah shërbimit aktual shëndetësor, si një aset i shtuar në kujdesin shendetësor, që vetëm shton kualitetin e tij
CBLS shërben si ingranazh lidhës mes mjekut dhe pacientit, pasi disponon teknologjinë e Telemedicinës, që mundëson transferimin në kohë reale të informacionit shëndetësor të pacientit tek mjeku specialist dhe në kohë reale kryhet vizita njëlloj si të ishin mjeku dhe pacienti në të njëjtën dhomë
CBLS, në funksion të qëllimit të saj, “punon për aleanca” qoftë me shërbimin publik, qoftë me shërbimin privat në fushën e kujdesit shëndetësor, pa qenë nevoja të shtohet konkurenca
Mjekët e kanë mirëpritur bashkëpunimin me CBLS, sepse kanë prekur përfitimet e drejtpërdrejta
Eksperienca shumë-vjecare, në administrimin shëndetësor na bën të njohim peshën që zë shërbimi që ofrojmë, vlerën që ka për pacientin, mjekun dhe biznesin
Hapësira për aktivitetin është e gjerë, pasi gama e shërbimeve që mundëson Telemedicina si dhe larmia e segmenteve te tregut ku mund t`u ofrohet telemedicina janë të shumta
Shërbimi profesional, me emra të sukseshëm të mjekëve specialistë në tregun vendas dhe mjekë të suksesshëm jashtë vendit
Teknologjia moderne, që ofron lehtësi në aplikimin e saj