Elementet dhe cilësitë e kartelës tuaj elektronike
Dizenjuar në formën bashkëkohore dhe praktike, mundëson hedhjen e çdo të dhëne shëndetësore të përdoruesit
• Të dhënat individuale të detajuara
• Historikun shëndetësor
• Egzaminimet e kryera
• Këshillat, rekomandimet dhe medikamentet e dhëna nga mjekët
• Veprime analitike të kartelës për pacientin
Gjithçka e inkriptuar dhe e mbrojtur në standartet ndërkombëtare HIPAA
Kartela elektronike ka gjithë çertifikatat ISO
Vlerësimet e kryera nga mjeku, të cilit Ju i jepni akses, nuk fshihen apo korrigjohen. Ju keni mundësi qe të krahasoni vlerësime të mjekëve të ndryshëm për të qenë më të sigurt për gjendjen tuaj
Me kartelën elektronike që CBLS ofron, Ju jeni më të qetë për shëndetin tuaj dhe mjekët më të përgjegjshëm për punën e tyre
Përdorimi i Kartelës
E aksesueshme nga çdo Pc, laptop, apo smartphone
Kujtdo që ka hapur kartelën elektronike, i jepet mundësia të konsultojë gjendjen e vet shëndetësore me mjekun që dëshiron, sa herë e sheh të nevojshme
Çdo individ që ka një kartelë elektronike të shëndetit pranë CBLS, ka marrë informacionin username/password, nëpërmjet të cilave mund të hyjë tek të dhënat e veta shendetësore
Pasi klikoni tek kartela, do të shfaqet tabela ku ju do të zgjidhni `portën` ku do të hyni për të aksesuar informacionin, si Pacient, si Mjek i dedikuar, si Mjek specialist, apo si Përgjegjës nga kompania
Sapo të klikoni opsionin e zgjedhur, do të kërkohet të plotësoni username / password dhe menjëhere do të keni mundësi të lexoni gjithçka përmban kartela juaj
Ju keni mundesi që të ndryshoni passwordin e hyrjes sa herë që ju dëshironi, për të siguruar koefidencialitetin e informacionit tuaj
Kontrolli juaj shëndetësor me aksesin që jep kartela, nga mjekë të specializuar brenda dhe jashtë vendit nuk ka limit